Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot gjatë ditë mikun e tij i cili është aktualisht kolonel dhe Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhevdet Tahiraj.
Thaçi përmes Facebook’ut ka treguar se miku i tij Xhevdet Tahirja në vitet e 90’ta kishte lënë studimet në Tiranë për t’i dalë në ndihmë çlirimit të Kosovës nga pushteti Jugosllav në atë kohë.
Po ashtu presidenti Thaçi ka treguar se dhomat e vogla të konvikteve në atë kohë të studentëve ishin gjithmonë të hapura për luftëtarët e lirisë për çlirimin e vendit.
Por, Thaçi ka thënë se miku i tij misionin në shërbim të atdheut nuk po e përfundon asnjëherë, ai akoma po vazhdon t’i shërbej vendit me uniformë të FKS’së.
Postimi i plotë:
Sot, takova mikun tim, kolonelin Xhevdet Tahiraj, i cili aktualisht është Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në kuadër të FSK-së. Xhevdeti, njësoj sikur shumë studentë të tjerë në vitet e 90-ta, ishte i detyruar të largohej nga Kosova, për t’i vazhduar studimet në Tiranë. Në atë kohë, qindra studentë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, në kushte të vështira dhe larg familjeve të tyre, me sukses përfunduan studimet në Shqipëri. Apartamentet e tyre të thjeshta, por edhe dhomat e vogla të konvikteve ishin gjithmonë të hapura për luftëtarët e lirisë. Për më tepër, këta studentë me krenari i veshën uniformat e ushtarëve të lirisë, duke lënë librat përkohësisht në një anë, deri në çlirimin e vendit tonë. Por, misioni në shërbim të atdheut nuk përfundon asnjëherë, për të gjithë ata që e duan Kosovën e zhvilluar. Këtë mision është duke e vazhduar përsëri Xhevdeti, së bashku me qindra e qindra djem dhe vajza, që shërbejnë me ose pa uniformë për Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të zhvilluar. Respekt për të gjithë ata që i shërbejnë vendit tonë!
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash