Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Gjykatën Kushtetuese për shënimin e vitit të 9-të gjyqësor.
Përmes një fjalimi, Thaçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë punën profesionale dhe me përkushtim për ta mbrojtur ligjin.
Sipas tij, parimi i drejtësisë sonë është barazia para ligjit, mbrojtja e identitetit të qytetarëve, përcjell Indeksonline.
”Barazia para ligjit , mbrojtja e identitetit të qytetarëve janë parimi i drejtësisë sonë”, tha i pari i shtetit.
”Falë punës tuaj Gjykata Kushtetuese, tani funksionon krejtësisht me gjykatës vendorë. Kjo është meritë e punës profesionale dhe përkushtimit tuaj për të mbrojtur ligjin”, shtoi ai.
“Uroj të qëndroni si deri më tani të palëkundur”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje