Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind. Por pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi.
Janë bërë tashmë tri ditë prejse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rrisë taksën ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind. Por pavarësisht faktit që një vendim i tillë nxiti reagime të shumta presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur heshtjen, duke mos u deklaruar fare rreth këtij vendimi ka shkruar “Zëri”.
Zyra e kreut të shtetit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se presidenti qëllimisht ka vendosur të mos deklarohet, pasi që sipas tyre përplasja me Qeverinë në këto momente do t’ia ulte atij popullaritetin. Megjithatë këtë, ata vlerësojnë se Thaçi është kundër vendosjes së kësaj takse, pasi nuk e kishte mbështetur as taksën e vendosur prej 10 për qind, e cila ishte vendosur para pak javësh nga Qeveria.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit