Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë takohen më 11 nëntor në Paris

20:47 | 24 Tetor 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, pritet që me 11 Nëntor të qëndrojnë në Paris, ku edhe do të zhvillojnë një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Siç merr vesh Klan Kosova, në këtë takim do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të dy vendeve, derisa pjesë e bisedave do të jetë edhe njohja direkte e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Presidenti Thaçi, kohë me parë në bashkë edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kishin bashkëbiseduar në Samitin e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, ku edhe besohet se u arrit dakordimi për takimin e 11 nëntorit në kryeqytetin francez./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara