Presidenti e Kryeministri janë qyqana, nuk po mund t’i ndihmojnë Sylejman Selimit

09:52 | 11 Nëntor 2018
A Z

Presidenti, Hashim Thaçi e kryeministri, Ramush Haradinaj mund të lëshojnë një urdhëresë për lirimin e menjëhershëm të gjeneral Sylejman Selimit, thotë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Haradinaj thotë se Sylejman Selimit janë duke i hyrë ne hak të gjithë shokët e tij, që aktualisht janë në pushtet.

Ai tha se do t’i bashkohet protestës së paralajmëruar për lirimin e Selimit.

“Protestat për lirimin e Sylejman Selimit do të shohim se nga kush do të organizohen. Është paradoks i drejtësisë çfarë i ka ndodhur atij. Atij burri është duke i hy në hak të gjithë shokët e vet që i ka në pushtet por edhe në opozitë,” deklaroi Haradinaj në një intervistë për arbresh.info.

Për më tepër, Haradinaj beson se Sylejman Selimi duhet të lirohet.

“Nëse Sylejman Selimi mbahet kaq padrejtësisht brenda, ne kemi një Kryeministër dhe President që mund të lëshojnë një urdhëresë për lirimin e tij. Ai i plotëson kushtet edhe për me u liru, sepse ai ka kaluar dy të tretat. Por, nëse këta pranojnë që nuk kanë qenë shokë të Sylejman Selimit dhe janë qyqana i tuten është diçka tjetër.

Gjeneral Selimit i uroj të qëndroj qysh duhet me qëndru se tek e fundit dy gishta fytyrë i kemi”, tha ai./M.Avdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale