Burime pranë Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës, raportojnë se rreth 5000 persona janë nisur nga ky qytet në drejtim të Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Dhjetëra autobusë janë vënë në dispozicion të protestuesve, por edhe qindra mjete private, për të mundësuar transportin e tyre drejt kryeqytetit.
Megjithatë në dalje të qytetit të Shkodrës, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe po ushtron kontrolle të rrepta.
Verifikimi i personave që udhëtojnë drejt Tiranës, për të shmangur pjesëmarrjen e elementëve kriminalë në protestë, por edhe kontrolli për lëndë piroteknike të palejuara, kanë qenë në fokusin autoriteteve policore.
Edhe dega e partisë Demokratike të Beratit, ështyë ankuar se policia e shtetit po pengon udhëtimin e protestuesve drejt kryeqytetit, duke ushtruar kontrolle të shumta në autobusë./tch
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...