Policia e Kosovës thotë se po vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.
Njësia për Kontroll të Autostradave, përveç aktiviteteve tjera po vazhdon aktivitetet patrulluese në autostrada me qëllim parandalimin e aksidenteve, shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Kjo njësi policore, duke përdorur forma të kombinuara të patrullimit dhe mbikëqyrjes së autostradave (përfshirë patrullimin me vetura zyrtare pa shenja policore), është përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve në lëvizje sa i përket mos respektimit të shpejtësisë së kufizuar.
Më poshtë mund të shihni një video të realizuar nga Policia e Kosovës.
PSG me epërsi dyshifrore pas pjesës së parë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë ...
Rohde i lumtur me ngritjen e Kosovës në indeksin anti-korrup...
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi,...
Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130...
Aksident në Suharekë, lëndohen tre persona, dy nga ta rëndë