Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se zyrtarisht nuk kanë pranuar kërkesë nga familja Geci për mbrojtje.
Sipas Zahitit, kjo duket më shumë rast për prokurori sepse duket se është politike.
“Deri më tani nuk ka kurrgjë konkrete. Nuk është raportuar as në Skenderaj diçka e tillë”, ka thënë Zahiti.
Gjatë ditës së sotme mediat kanë publikuar një letër të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, përmes të cilës kjo familje kërkon mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ata thonë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...