Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri, pas një pune paraprake hetimore, më 14.02.2019, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, m, k, sh dhe B.H. viti i lindjes 1971 m, k, sh.
Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:
katër pistoleta,
një elektroshok,
dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë,
këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës,
një anti-plumb ushtarak,
dy telefona celular etj.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt.
Në vijim keni vido-linkun e operacionit policor:
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...