Policia e Kosovës ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Telegrafin tha se Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të nevojshme ligjore për të gjithë ata drejtuesit që bien ndesh me rregullat në komunikacion.
Sipas tij, masa do të ndërmerren edhe ndaj atyre të cilët nuk posedojnë pajisje të nevojshme për sezonin dimëror.
“Duke iu referuar ndryshimeve atmosferike, të reshurave të borës dhe ngricave që mund të paraqiten nëpër rrugët tona, kryesisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në veçanti ato mbi përcaktimin e shpejtësisë dhe vozitjen të ia përshtatin kushteve të rrugës. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të nevojshme ligjore për të gjitha ata drejtues që bien ndesh me rregullat në komunikacion duke përfshirë edhe mos posedimin e pajisjeve të nevojshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nga janari i këtij viti deri në muajin nëntor janë shënuar gjithsej 14.393 aksidente në trafik.
Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila...
Mbi 26% e votave të numëruara, 10 më të votuarit në LVV
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit
“Nëse e duan Shqipërinë, pse nuk luajtën për ta” ̵...
Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet për viktima