Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacionit policor në Klinë, me datën 23.04.2019 rreth orës 18:20 në rr.’ Abedin Rexha’ kanë ndaluar automjetin ‘Land Rover’ dhe gjatë kontrollit të 4(katër) personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh.
“Të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 21.6 gram dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve DRP Pejë, të cilët kanë vazhduar me hetimin e këtij rasti”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas intervistimit të dyshuarve nga hetuesit rajonal, me urdhër të prokurorit shtetit, 3(tre) të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit ndalohet për 48 orë./arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...