Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi janë dy personat që po kërkohen qe më shumë se dy muaj nga Policia e Kosovë, pasi të njëjtit ishin shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura.
Shala dhe Latifi janë paraqitur LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës. “Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala. Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete. “Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata. Më poshtë, pamjet e plota:
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2010522209064905/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...