Në Komisionin për Arsim është diskutuar edhe çështja e pranimit të drejtorëve në shkolla ku po pranohen drejtorë të cilët kryejnë trajnime e jo ata që kryejnë master.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu ka thënë se nuk mund të barazvlersohet një trajnim me një mastër.
“Kam kërkuar sqarime për këtë. Si mund të ketë përparësi një program i cili paguhet 250 euro dhe dikush vetëm shkruan emrin në atë trajnim e nuk shkon fare me dikë që kryen Mastër tre semestra. Duhet të jap llogari Ministri i Arsimit për këtë, sepse këtu po përfitojnë organizatat”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.
Këtu ka replikuarë edhe Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Arbërie Nagavci duke thënë se ky trajnim është i përmendur në ligj për arsimin.
“Duhet ta jenë të barasvlershëm sikurse ai që kryen mastër sikurse ai që kryen trajnim. Në ligj është që duhet kryer një trajnim arsimor që të përzgjidhet drejtor”, ka theksuar ajo.
Kryetari Kurteshi ka thënë që për këtë çështje dhe të tjera duhet që Ministri i Arsimit të komunikoj me ta.
“Ne i kemi dërguar letra. Janë dy shkresa njëra është në korrik, tjetra në fund të nëntorit. Ai duhet të komunikoj me neve jo të na anashkaloj”, ka theksuar ai./arbresh.info.


18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...