“Zgjidhja më e mirë është që Kosova e pavarur dhe Serbia e pavarur të mësojnë të punojnë njëra me tjetrën, që të punojnë për të ardhmen”, ka thënë ai për televizionin N1, përcjell Koha Ditore në numrin e sotëm.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit aktual amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili ka thënë se Kosova për SHBA-në është shtet i pavarur, Munter përkujtoi se sa ishte ai ambasador në Beograd, SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Siç e ka thënë ambasadori Scott, kjo nuk është asgjë e re. Ky është qëndrim i SHBA-së ndaj një shteti të vërtetë, sikur që edhe Serbia është shtet i vërtetë. Ky është qëndrim ynë që prej 10 vjetësh. Befasohem që kjo i befason serbët. Amerika gjithmonë ka konsideruar se ka një të ardhme për Kosovën e pavarur dhe për Serbinë e pavarur bashkë, në marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe në rrugë drejt Evropës, me përkrahje nga miqtë amerikanë. Ky gjithmonë ka qenë qëndrimi ynë dhe mendoj se pikërisht këtë e ka thënë Kyle Scott”, tha Munter.
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...