Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar se deri tani koalicioni qeveritar nuk ka qenë në ndonjë krizë që do të çonte në ndarje të rrugëve mes subjekteve partiake.
Tahiri ka thënë në Sytë 7 se PDK është e angazhuar për një raport miqësor me SHBA-të ndërsa i takon kryeministrit Ramush Haradinaj të reflektojë për çështjen e taksës.
”Nuk është se kemi pasur ndonjë problem në koalicionin qeveritar”.
”Derisa kemi një program që patëm bërë në fillim të kësaj qeverie, s’ka ndonjë arsye për tu prishur. Nuk kemi pasur ndonjë problem që do të sillte ndonjë krizë në koalicion”.
”Qëndrimi ynë është i ditur, jemi të angazhuar për një raport miqësor me SHBA-të. Por, kjo çështje e taksës i takon kryeministrit Ramush Haradinaj, presim reflektim nga ai”.
”Problemi i qytetarëve në këtë vend është shkollimi, shëndetësia, sundimi i Ligjit. Jemi në përfundim e sipër të zgjedhjeve të brendshme në PDK”.
”Ishte një proces i jashtëzakonisht i rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovë. Të gjithë e kanë mundësinë që të kandidojnë nesër për kryetar të PDK-së”.
”Partia Demokratike e Kosovës është partia e parë në Republikën e Kosovës sipas sondazhit të fundit. AAK –ja është e treta”.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...