Pas gjermanëve, Haradinajt i vjen në vizitë zyrtari i lartë britanik

09:08 | 12 Mars 2019
V. S.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Takimi mbahet në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë.

Të hënën, kreu i Qeverisë pati mysafirë nga Gjermania.

Ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg që i kërkuan Haradinajt ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Së fundmi në Kosovë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata Trump.

Shpërndaje në rrjete sociale