Anëtarët e Parlamentit Europian në Bruksel kanë kushtuar një pjesë të sesionit plenar të sotëm për të diskutuar rezolutat mbi vendet e Ballkanit Perëndimor të hartuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme.
Rezoluta paraqet raportin e Parlamentit Europian për raportet e Komisionit Europian mbi gjashtë kandidatët e BE dhe kandidatët potencialë, njofton Klan Kosova.
Gjatë ditës së sotme deputetët europianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt pranimit të mundshëm në BE.
Në të njëjtën ditë, Parlamenti do të votojë për azhurnimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen.
Sa i përket Serbisë, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën, njofton Klan Kosova.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...