Samiti i Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përfundoi me pajtimin që të mbahet një takim i ri i të njëjtit format më 1 korrik në Paris, që të hap rrugë për vazhdimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë për arbresh.info se takimi me 1 korrik në Francë, do mbahet përshkak të qëndrimit të presidentit, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve dhe për shkak të tarifës 100% e vendosur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Kjo pse është caktuar shumë shpejtë një samit tjetër, arsyeja kryesore ka të bëjë ndoshta me pamundësin që vet organizatorët, pra Gjermania me Franca, me gjet një emërues të përbashkët se qysh me ia dhanë një kahje kësaj ngecje në udhëkryq. E para, për shkak të qëndrimit të Presidentit për shkëmbimin e territoreve, dhe e dyta për shkak të tarifës e vendosur nga kryeministri Haradinaj, dialogu u dezorientua dhe ngeci. Por, përpjekja ishte e zonjës Merkel dhe presidentit Macron që përmes samitit t’i japin një drejtim pak ma konkret dialogut, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Për arsye se deklaratat tyre ishin shumë universale që dialogu duhet të vazhdojë, e ketë e dimë të gjithë që duhet te vazhdojë”.
Konjufca vlerëson se organizatorët e këtij takimi nuk kanë mundur të arrijnë një konsensus se si duhet të jetë zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Por vet fakti që brenda dy muajve do kemi edhe një samit tjetër tregon që edhe vet organizatorët nuk kanë mundur të arrijnë një konsensus qysh duhet të jetë zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu që mungesa e këtij konsensusi mes tyre e la samitin e djeshëm në formulime aspak konkrete dhe në pamundësi me ja dhënë procesit një hartë të rrugës se kah më shku ma shpejt. Kështu që unë mendoj që kjo është arsyeja pse kemi me pas një samit tjetër në Paris, më 1 korrik”, është shprehur ai./arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...