Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn para se të vijë në Prishtinë do të qëndrojë në Beograd për të biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq shkruan Tanjug, përcjell Insajderi.
Lajmin se Hahn do të qëndrojë fillimisht në Beograd e pastaj do të niset për Prishtinë, e kanë konfirmuar për “Tanjug”, burime brenda Komisionit Evropian.
“Komisari do të përsëris qëndrimin e BE-së, do t’u bëjë thirrje në tërheqjen e masave dhe të paraqes nevojën që të përqendrohen në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në bashkëpunimin rajonal që janë parime që i kanë pranuar edhe Kosova edhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”, është thënë për “Tanjugun” nga Komisioni Evropian.
Ndryshe, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku janë duke qëndruar deri në ardhjen e komisarit evropian, Johannes Hahn.
Presidenti i kësaj Liste, Goran Rakiq, ka njoftuar se pas takimit të jashtëzakonshëm të të ashtuquajturit shtab i krizës në Mitrovicë, deputetët serbë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
“Momentalisht jemi duke u kthyer nga takimi i shtabit të krizave dhe dëshiroj të ju njoftoj se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvend në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njoftojmë me hapat anti-serbë që çojnë kah katastrofa humanitare”, ka thënë Rakiqi, raporton televizioni publik serb.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...