Pacolli publikon tri pyetje të Bashkatdhetarit, drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe Institucioneve të Sigurisë

17:20 | 10 Gusht 2019
A Z

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, përmes kërkesës së një Bashkatdhetari në llogarinë e tij facebook ka shkruar për, shqetësimin dhe paqartësitë që ka ai me institucionet e Kosovës./Arbresh.info.

Bashkatdhetari ka tri pyetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për Institucionet e Sigurisë në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Shtime, ku si pasojë e grabitjes së shtëpisë së një mërgimtari, grabitësi vdes, ndërsa pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun paraburgosen.

Njëra nder pyetjet e Bashkatdhetarit është, se si të sigurohemi ne kur të vimë në shtëpitë tona në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, me kërkesën e një Bashkatdhetari po e postoj shqetësimin dhe kërkesat e paqartësitë që ka ai me Institucionet e Kosovës.

Përshëndetje nga Mërgata, në emër të Bashkatdhetarëve që jetojmë nëpër Evropë dhe mendojmë për vendin tonë, kam tri pyetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Institucioneve të Sigurisë që kemi në Kosovë, në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Shtime, ku si pasojë e grabitjes së shtëpisë së një mërgimtari, grabitësi (hajni) vdes, ndërsa pronari i shtëpisë së bashku me vëllaun paraburgosen.

Pyetjet e mia janë këto:

  1. Si të sigurohemi ne kur të vimë në shtëpitë tona në Kosovë.
  2. Si të burgosemi ne, kur mbrojmë vetëm shtëpitë tona?
  3. Përse na njollosni kështu? Me këto që mos të vijmë në Kosovë e mos të investojmë për të vetmen arsye: SIGURIA! Çfarë bën Kosova për ne dhe çfarë bëjmë ne për Kosovën?!

Me respekt

Islam Pacolli

 

Shpërndaje në rrjete sociale