Pacolli: Jemi në bisedime me 5 shtete të rëndësishme që nuk e kanë njohur ende Kosovën

11:47 | 5 Prill 2019
A Z

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka treguar se janë duke u diskutuar edhe më 5 vendet e rëndësishme të cilat ende se kanë njohur Kosovën.

Problem nga këto mbete Çiproja

“Kosova ka nevojë për miq dhe partneriteti më shtetet e botës është i rëndësishëm. Ne Afrik kemi 54 shtete dhe nëse bëhet fjalë për votat këto janë dominuese. Shteti i Afrikës ekonomikisht është mjaft i rëndësishëm për Kosovë. Lidhur më 5 shtete e tjera ju garantoj që kemi takime me Spanjën dhe Sllovakinë, nesër kom takim më Ministrin e këtij shteti. Më Romanin kemi marrëdhënie të mira dhe jemi në një moment të favorshëm për Kosovë. Më Greqinë kemi marrëdhënie të mira por taksa e ka vështirësu pak çështjen pasi që siç kemi informata shumë produkte shkojnë në Greqi dhe pastaj vinë në Kosovë. Greqia herë e mbështet herë jo Kosovën. Nuk kemi kontakte të mira më Çipronë. Besoj që këto shtete një dit ta njohin Kosovën ani pse është veshtir. Na jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha Pacolli.

E lidhur më mos marrjen që një viti të asnjë njohje, Pacolli është arsyetuar se bota tash është ndarë në gjeopolitikë.

“Ne kemi pasur vizita interesante në Kosovë nga Kenia dhe jemi duke punuar. Është një proces që zgjatë dhe duhet të ju themë se bota është ndarë në interesa gjeopolitike. Tani ekonomikisht dominon Kina. Pastaj kemi dominimin e Rusisë dhe këto e kanë komplikua pak situatën. Duhet të lobojmë dhe të mos kemi frik”, ka thënë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/438788093558997/

Shpërndaje në rrjete sociale