Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, e ka uruar liderin e LDK’së, Isa Mustafën, për rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pacolli është shprehur se e ka telefonuar Mustafën pak pas procesit dhe ia ka uruar pozitën e të parit të LDK’së.
“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK. Uniteti i faktorit politik në vend është shumë i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka deklaruar Pacolli.
Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë./arbresh.info/
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...