Valdrin Ahmeti, do të jetë kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga qendra e Prishtinës.
Ahmeti njihet si prijësi dhe një ndër nxitësit më të mëdhenj të protestave dhe aksioneve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, e ka konfirmuar që është nominuar për deputet nga këshilli i qendrës në Prishtinë.
“Të dashur aktivistë, anëtarë, mbështetës e votues të Lëvizjes. Të dashur familjarë, shoqe e shokë, miq e dashamirë,
Përmes procesit të votimit në Këshillin e Qendrës së Prishtinës, morra besimin që të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ju falenderoj të gjithëve e sigurisht që pres përkrahje.”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja