Në të njëjtën kohë, “Blic” raporton se SHBA do të niset në ofanzivë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe lëvizjes së dialogut nga pika e vdekur, transmeton lajmi.net.
A do të realizohet kjo vizitë e rëndësishme, varet edhe nëse Kosova do ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, thonë burime diplomatike për “Blic”.
Në përputhje me këtë, paralajmërohet angazhim agresiv diplomatik që mund të sjellë heqjen e taksës. “Nëse ekzistojnë garanci për heqjen e taksës, Bolton do të vjen për vizitë.
Përndryshe, vizita e tij është pak e besueshme, sepse nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Për shkak se situata me taksën aktualisht nuk është e sigurt, as vizita nuk është e konfirmuar”, thonë burime të “Blic”, transmeton lajmi.net.
“Blic” shkruan se Bolton me deklaratën e tij një vit më parë se SHBA nuk e përjashton mundësinë e korrigjimit të kufijve, ka nënkuptuar edhe ndryshimin e politikës së Uashingtonit sa u përket kufijve në Ballkan.
Për këtë arsye një vizitë e tij do të kishte rëndësi të madhe, andaj nëse realizohet, ajo mund të paraqet hapa konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
