Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare, produktet strategjike të vendit, kalibrimi i peshoreve dhe problemet me MSA-në ishin ndër temat e diskutimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala.
Kryetari i OAK Skënder Krasniqi ka përmendur ndër problemet kryesore të identifikuara nga Oda e Afarizmit të Kosovës ishte Ligji për Investime Strategjike, kërkesat e të cilit u konsideruan si shumë të paarritshme nga bizneset, e që u konsiderua shkaku kryesor për numrin u ulët të aplikimit.
Sipas Krasniqit bizneset në Kosovë nuk janë të informuara mjaftueshëm për kufizimet në prodhim dhe eksport të cilat vijnë si rrjedhojë e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA).
Ai shtoi se ndërmarrja e hapave përkatës për informim të bizneseve për këto kufizime është e domosdoshme dhe se para nënshkrimit të marrëveshjes do të duhej të merren parasysh kapacitetet e bizneseve për eksport.
Sipas Krasniqit, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) ani pse është i obliguar me Rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë.
Krasniqi shtoi që duke pas parasysh që ministri i MTI-së është i dyti në bazë të hierarkisë në këtë këshill, ai duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për përmirësimin e këtij rasti.
Ndërsa anëtari i Odës Hysni Zogaj ka theksuar mos pajisjen e inspektorëve me peshore të kalibruara e të cilat mund të merren edhe në terren po shkakton dëm për bizneset, pasi që disa po shesin produkte çmimi dhe pesha e të cilave po është në disproporcion.
Sipas Zogajt mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe konsumatorët.
Ministri Shala duke folur për kërkesën e OAK-së për KKZHE shtoi që arsyeja kryesore e mos mbledhjes së këtij këshilli është mungesa e sekretariatit të këshillit, i cili po pritet të krijohet shumë shpejt
Shala shtoi që është i interesuar që në çdo ligj dhe udhëzim administrativ të dalë nga MTI të ketë të përfshira kërkesat e bizneseve, për këtë arsye kërkoi edhe mbështetjen e OAK-së, marrë parasysh që është një zë i fuqishëm i biznesit.
Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së prezantuan edhe kërkesat e bizneseve anëtare drejtuar ministrit, ndër të cilat është edhe dëmtimi i bizneseve vendore nga importi kjo sepse nëse bizneset blejnë lëndën e parë jashtë vendit janë të liruara nga taksa doganore dhe TVSH-ja ndërsa nëse e blejnë në Kosovë duhet ta marrin me TVSH edhe pse është lëndë e parë.
Ministri Shala theksoi që Ligji për Tregti të Brendshme do të bëhet, mirëpo ka nevojë për disa ndryshime të cilat duhet të përfshihen.
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...