Sot në Rrugën B në Prishtinë dy femra janë goditur nga një veturë, ku si pasojë e plagëve të marra njëra nga to ka ndërruar jetë.
Viktima është e moshës 30 vjeçare dhe ishte duke marrë tretman në QKUK.
Konfirmimin për vdekjen e saj për Indeksonline e ka dhënë Milaim Fejzullahi, komandant i Policisë së Trafikut të Prishtinës.
Ai ka thënë se trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndryshe e plagosura tjetër po vazhdon të kurohet në QKUK dhe është në gjendje të rëndë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...