Dje në mesditë dy të rinj shqiptarë janë rrahur nga një grup të rinjsh serbë në veri të Mitrovicës, raporton arbresh.info.
Nga kjo rrahje, lëndime trupore ka pësuar një i ri shqiptar i cili pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun, Besim Hoti.
“Po dje pas mesditës në stacionin policor është raportuar për një sulm fizik ndaj dy të rinjve shqiptarë nga një grup të rinjsh të nacionalitetit serb. Deri tash nuk kemi të arrestuar pasi që të dyshuarit janë në arrati. Nga sulmi ka mbetur i lënduar njëri i ri shqiptar dhe pas trajtimit mjekësor i njëjti është liruar në shtëpi. Sulmi ka ndodhur në rrugën kryesore në Veri konkretisht në rrugën “Mbreti Petro”, ka përfunduar Hoti./arbresh.info/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...