Deputeti, Milaim Zeka është ‘sulmuar’ nga bashkëpartiakët e tij pas reagimit për sulmin ndaj pelegrinëve.
Zeka përmes një postimi në facebook kishte shkruar se sulmi ndaj pelegrimëve serbë është sulm ndaj ardhmërisë tonë ndërsa “Nisma Socialdemokrate Dega Istog” i kishte reaguar duke i kërkuar të ketë njohuri për gërmadhat e kishës në fshatin Studencan.
Kjo faqe po ashtu i kërkon Zekës që të sjellë mendime të ekspertëve ndërkomëbëtar për këto kisha.
“Shtrohet pyetja Milaim Zeka : Pse bash tash u gjet te vizitohen ato gërmadha. Pse Z Zeka nuk po jeni veç me pare te përgatitur se kjo është një ngrohje e muskujve para duelit për demarkim kufiri Kosove -Serbi. Pse ju nuk po kërkoni ne kontaktet e shumta me ekspert ndërkombëtare qe te shikohet njëherë e e përgjithmonë se te kuja janë këto kisha.”, thuhet në reagimin e NISM-së.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy autobusë janë sulmuar me gurë, derisa në ta kishte pelegrinë serbë, të cilët kishin shkuar për vizitë në një manastir në fshatin Studenicë.

Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...