Kështu janë deklaruar për arbresh.info në një furrë buke.
“Kemi mungesë të qumështit dhe produkteve të qumështit,” i kanë thënë arbresh.info në këtë furrë buke.

Disa qytetarë janë ankuar për rritjen e çmimit të bukës.
Një ish-punëtor i minierës “Trepça”, tash pensionist, prapa kamerave ka thënë se për pesë ditë kanë ndryshuar çmimet,
“Shumë ka krizë, sidomos në produktet ushqimore edhe në barna dhe atë çmimet i kanë rritur. Ka mungesë të qumshtit, djathit, ka mungesë shumë. Kemi nevojë për ushqim, nuk mundemi me shku andej ka shqiptarët të blejmë produkte sepse kemi frik mos na thonë diçka”, tha ish-punëtori i Trepçës.
Po ashtu, edhe një banor i komiteti rom është ankuar në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe.
“Taksa 100% shumë na ka dëmtuar, sidomos neve në këtë pjesë. Unë më herët kam blerë bukën 25 cent, kurse tash ne po paguajmë bukën më shtrenjtë”, është shprehur ai për arbresh.info, pa dashur të identifikohet.
Prishtina zyrtare deklaron se situata në veri të vendit është e zakonshme sa i përket furnizimit me mallra./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...