Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi, e ka quajtur qeveri të suksesshme Qeverinë Haradinaj, meqë, sipas tij, ka marrë vendime të rëndësishme gjatë këtij viti.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky kabinet qeveritar ka krijuar disiplinë dhe angazhim praktik në të gjitha sferat e qeverisjes.
Të arritura të saj, Isufi ka konsideruar vendimin për Termocentralin “Kosova e Re”, Ligjin për Prishtinën dhe Projektligjin për reformimin e administratës publike.
Ai ka thënë se nëse Qeveria Haradinaj vazhdon me këtë ritëm të punës, do ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.
Sipas Isufit, një opozitë e çakorduar çfarë është aktualisht nuk paraqet rrezik për Qeverinë Haradinaj./Epoka e re/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...