Në historinë e njerëzimit, në këtë mënyrë ka vepruar çdo popull kolonizator kundrejt një territori dhe populli që synon ta kolonizojë.
Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se, Serbia nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me Kosovën.
Ai thotë se Serbia në historinë e saj nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me shqiptarët e Kosovës.
“Serbia na ka trajtuar e vazhdon të na trajtojë si popull i pabarabartë dhe i pa denjë për t’u trajtuar sipas ligjit ndërkombëtar. Në historinë e njerëzimit, në këtë mënyrë ka vepruar çdo popull kolonizator kundrejt një territori dhe populli që synon ta kolonizojë. Kolonizatori i ka bërë përherë marrëveshjet me atë që synon të kolonizojë vetëm për t’i prishur ato njëanshëm në momentin e parë të volitshëm”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.
Më poshtë, shkrimi i plotë:
Serbia nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet me Kosovën. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për 33 marrëveshjet e nënshkruara në 7 vitet e fundit përmes negociatave në Bruksel – këto 33 marrëveshje ose nuk janë respektuar fare nga Serbia, ose janë respektuar pjesërisht dhe përkohësisht. E kam fjalën që Serbia, në historinë e saj si shtet, nuk ka respektuar kurrë në afatgjatë marrëveshje me shqiptarët e Kosovës. Kurrë.
Serbia na ka trajtuar e vazhdon të na trajtojë si popull i pabarabartë dhe i pa denjë për t’u trajtuar sipas ligjit ndërkombëtar. Në historinë e njerëzimit, në këtë mënyrë ka vepruar çdo popull kolonizator kundrejt një territori dhe populli që synon ta kolonizojë. Kolonizatori i ka bërë përherë marrëveshjet me atë që synon të kolonizojë vetëm për t’i prishur ato njëanshëm në momentin e parë të volitshëm. Historia dhe e tashmja na tregojnë se nuk kemi çfarë të merremi vesh me Serbinë pa e njohur ajo Kosovën si shtet të pavarur, dhe popullin shqiptar si popull me të drejta të barabarta me çdo popull të lirë të kësaj bote.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...