Policia e Kosovës të dielën ka zhvilluar një operacion nga njësitet e antidrogës, ku janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme substanca narkotike dhe disa të arrestuar.
Policia e Kosovës ka bërë te ditur se vetëm gjate këtij muaji janë arrestuar 7 persona të dyshuar, raporton Arbresh.info.
Të thirrur në një konferencë për medie Daut Hoxha nga Policia e Kosovës tha se tash e disa kohe policia e Kosovës është duke punuar për parandalimin e këtyre dukurive negative
“Policia e Kosovës në përpjekje për ndaljen e këtyre dukurive ka organizuar operacione të suksesshme për substanca narkotike, ku janë arrestuar disa të dyshuar. Po punojmë për parandalimin e abuzimit me substanca narkotike dhe vepra tjera të rrezikshme” tha ai
Ai gjithashtu tha se gjate vitit të kaluar janë iniciuar 1886 raste ku kanë rezultuar me 2171 persona të arrestuar.
“Gjatë vitit të kaluar kemi iniciuar 1886 raste, 2171 persona të arrestuar. Vetëm në 2018 kemi 900 kg marihuan” tha ai
Ndërsa kolonelia Florie Hajra tha se gjatë muajit qershor janë bërë dy operacione një në Ferizaj dhe një në Prishtinë, ku kanë arrestuar 7 persona.
“Në muajin qershor i kemi bë dy operacione një në Prishtinë dhe tjetrin në Ferizaj, ku janë arrestuar 7 persona. Rasti i fundit është dje në rrugën Prishtine – Podujevë. Kemi ndalë tri vetura të dyshuara, gjatë kontrollit janë gjet 8 pako me marihuane, ndërsa me urdhër te prokurorit janë kontrolluar tri shtëpi një në komunën e Podujevës e dy në Komunën e Vitisë” tha ajo
Përveç narkotikëve ajo tha se janë sekuestruat 3 vetura dhe 5 telefona celular.
Ndërsa Rasti tjetër ne javën e kaluar janë konfiskuar 108 kg mariuhanë”, ka thënë gjate konferencës për medie kolonelia Florie Hajra./Arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...