Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, e në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1 gradë Celsius, deri në 6, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 12 gradë Celsius.
31.01 – Në mëngjes reshje të dobëta bore, vende-vende të përziera edhe me shi. Në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime.
1.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
2.02-3.02 – Në fundjavë mot më i butë, të shtunën kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel me erë, kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
4.02 – Kryesisht vranët.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-7m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s.

Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës