Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg.
“ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.
Haradinaj përmes këtij postimi tha se me kolonelin Nick Duchic, pati bashkëpunim të shkëlqyer. Haradinaj e nderoi me “Hartën e Artë të Kosovës” kolonelin Nick Duchic.

Kreu i ekzekutivit i uroi mirëseardhje, siç tha ai në shtëpinë e tij të dytë kolonelit Macaraeg. “Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, ka shkruar me tej Haradinaj.

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...