Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka bërë me dije se synon të bëhet kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, më pas ta rikthejë qeverisjen e kësaj partie në këtë komunë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, në të cilën ka treguar arsyet e kandidimit të tij, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit duhet t’u kthehet qytetarëve të saj.
Qemajl Mustafa ka deklaruar se kësaj gare ka vendosur t’i hyjë pas kërkesave të shumë aktivistëve të PDK-së në Gjilan dhe pas konsultimeve me liderin e kësaj partie, Kadri Veseli.
Në këtë intervistë Mustafa ka pohuar se qeverisja në Gjilan nuk është në duar të mira, aq më pak në duar të sovranit.
Sipas tij, Lutfi Haziri është duke e qeverisur shumë keq Komunën e Gjilanit.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...