Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot ka takuar deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe shefin e zyrës së fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey, raporton lajmi.net.
Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, e ka falënderuar deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.
Po ashtu në këtë takim, Mustafa këtë delegacion e ka njoftuar edhe për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë i LDK-së pa ndërhyrje:
Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, z. Peter Beyer dhe z. Johannes Rey, Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.
Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP.
Poashtu, kryetari Mustafa, falenderoi z. Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrhajen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë.
Deputeti z. Beyer falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...