Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë më së largu duhet të përfundojë deri nga mesi i vitit të ardhshëm.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse lihen në bisedime vetëm Kosova dhe Serbia marrëveshje nuk do të ketë asnjëherë.
“Deri tash janë dhënë propozimet në Kosovë dhe Serbi, por pa një imponim nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka marrëveshje”.
Mushkolaj ka thënë se zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është në interes të madh edhe të Bashkimit Evropian për shkak se jo të gjithë anëtarët e njohin Kosovën.
“Vet Bashkimi Evropian del nga kjo gjendje se si të zgjidh problemin me Kosovën dhe integrimin e saj në BE, apo edhe me Serbinë dhe integrimin e saj”.
Sipas analistit mesazhet nga bashkësia ndërkombëtare janë të çarta se marrëveshja duhet arritur me çdo kusht.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/199946894240815/
“Jemi në një situatë të vështirë, sepse kemi një afat kohorë që duhet arritur një marrëveshje. Mos përfshirja e spektrit politikë është e pakuptueshme, sepse marrëveshja duhet arritur. Ne duhet të kemi propozime nëse nuk duam marrëveshje të tillë me Serbinë, çfarë ofrojmë më pas”, tha ai.
“Në këtë situatë ne si shoqëri jemi në mjegull, dhe klasa politike nuk po arrin të bëhet bashkë e të sheh për një zgjidhje më të mirë të mundshme, sepse marrëveshje Kosovë Serbi duhet të ketë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim