Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është mbajtur sot në qytetin e Pejës.
Ndërsa Kryetari nga Lëvizja për Bashkim Valon Murati përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka thënë se Mbledhjet e dy qeverive në ketë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme, së paku tani e tutje. Sipas tij duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve dhe jo vetëm në realizimin e marrëveshjeve, përcjellë Arbresh.info
Ja postimi i plotë i tij:
“Raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim. Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia. Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim. Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve”, ka shkruar Murati.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A