Gjatë ditës së sotme, mediat serbe raportuan se autoritetet në Kosovë kanë marrë vendim që t’ua ndalojnë kalimin nëpër vendkalimet kufitare kosovare dhjetëra zyrtarëve të Beogradit. Sipas mediave serbe, këtë vendim Qeveria e ka fuqizuar që nga një nëntori i këtij viti. Por këtë lajm e kanë përgënjeshtruar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në teritorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive.
“Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet e mediave serbe për të ashtuquajturën Listë të Zezë dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në teritorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë”, thuhet në reagimn e MPJ’së.
Tutje, nga MPJ, deklarojnë se shprehin keqardhje të thellë, “që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet thememore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale”, thuhet tutje në reagim.
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...