Moti në vikend, priten reshje të shiut

08:52 | 4 Maj 2019
A Z

Vikendi në Kosovë pritet të mbajë me mot të ndryshueshëm.

Kështu thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale gjatë ditëve të vikendit pritet të zbresin deri në 5-7 gradë celsius ndërsa më e larta deri në 20 gradë.

Sipas IHMK-së në pjesën e dytë të ditës vranësirat mund të përcillen edhe me reshje shiu.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK

Shpërndaje në rrjete sociale