Moti në Kosovë gjatë dy ditëve në vijim do të jetë i ndryshueshëm.
E premtja dhe e shtuna në vende vendo do të shoqërohen më riga lokale shiu, shkruan arbresh.info.
Sipas IHMK gjatë vikendit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, kurse maksimalet ndërmjet 20-23 gradë.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat ditën e premte vende –vende do të shoqërohen me riga shiu. Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie”, thuhet në njoftimin e IHMK./Arbresh.info/

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...