Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, paralajmëroi se faktet që Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut do t’i prezantojë gjatë seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Këtë deklaratë, Molliqaj e bëri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke thënë se ajo çfarë ka deklaruar më parë qëndron 100%.
Ai shtoi se Konjufca mund ta mbyllte këtë çështje duke e pranuar këtë fakt dhe jo të fshihej ose të shkonte në gjykatë.
Molliqaj tha se seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të flitej jashtë rendit të ditës do të mbahet më 12 prill, ditë që ai premton se do të shfaqë faktet për Konjufcën.
Para 2 muajsh, Konjufca kishte padikur dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës me pretendimet se Molliqaj ka shpifur ndaj tij.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...