Mjekët paralajmërojnë masa radikale nga janari

11:39 | 18 Dhjetor 2018
A Z

FSSHK-ja ka mbajtur sot konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla në një konference për medie ka thënë se do të ndërmarrin hapa të tjerë veç protestës, shkruan Arbresh.info.

“ Dje është mbajtur greve 24 orësh që ka përfunduar mirë, hapat e tjerë do të merren ditëve në vijim”, ka thënë ai.
Shala ka shtuar gjithashtu se kërkesat e tyre janë komfor standardeve. “ Vendimet tona nuk janë marrë kon-formë standardëve nuk kemi kërkuar as më pak e as më shume sesa që është standardi”, ka shtuar ai.

I pari i FSSHK-së ka kërkuar mbajtjen e premtimit nga kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

“Hardainaj na ka premtuar rritje te pagave, kemi bo amandemntike, kërkesa mirëpo asnjë amendament i joni nuk ka shkuar dhe e kemi pa se ligji nuk ka dal ende në lexim të dytë dhe si e tillë ka ardhur deri te greva” , ka thënë ai.

E të enjten është paralajmëruar mbledhje e Këshillit Drejtues. “Me datën 20 Këshilli Drejtues në nivel të federatës mban mbledhjen e saj dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, punëtorët janë të frustruar”, ka thënë ai“

Ai gjithashtu ka kërkuar që të takohen me kryetarin e Kuvendit e Haradinajn.
Shala ka thënë se nga janari do të ndërmarrin masa radikale.

“Arsyet se nuk ka buxhet më nuk na interesojnë, buxheti është rrit andaj ne nuk kemi asgjë tjetër veq marrjes së hapave radikal nga janari”.
“ A do të jetë grevë, protestë apo veprime të tjera merret vendim në Këshill Drejtues”, ka shtuar ai.

Shala gjithashtu ka shprehur shqetësimin e ikjes së mjekëve nga Kosova duke paralajmëruar ikje masive edhe të infermiereve.

Ndërsa kryetari i sindikatës së Punëtorëve shëndetësisë, Xhemail Selmani ka kërkuar nga Institucionet të ndërmarrin masa për të mos lënë të shkolluarit kosovarë të ikin. Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale