Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në përvjetorin e 20-të, të Masakrës së Reçakut, ka vënë në pah se “Reçaku ishte shteg nga doli mesazhi i cili ka bashkuar opinionin botëror për vërtetësinë e sakrificës mbinjerëzore”.
Ministrja Hoxha ka shprehur respekt dhe solidaritet për të gjithë ata që ishin të prekur nga kjo tragjedi e kryer nga kriminelët që ende nuk i ka trajtuar drejtësia.
Ja statusi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Reçaku, është ora e historisë tonë të re, në rrugën e gjatë të lirisë. Ishte shteg nga doli mesazhi i cili ka bashkuar opinionin botëror për vërtetësinë e sakrificës mbinjerëzore, për të mbetur të lirë, në shtëpitë, në atdheun tonë.
Masakra e Reçakut ishte po ashtu mesazh se aty, ishte bërë krim kundër njerëzimit. Në këtë ditë, të rëndë për të gjithë neve, shprehim respektin e thellë dhe solidaritetin për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi njerëzore e kryer nga kriminelët që ende nuk i ka trajtuar drejtësia. Lavdi të rënëve për liri!”
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C