Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e vdekjes së ish presidentit Bush, ka shprehur ngushëllime për popullin amerikan dhe Familjen Bush, duke e vlerësuar si “burrështetasin e jashtëzakonshëm i cili për historinë tonë, do të mbetet i paharrueshëm”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Lajm tronditës nga ShBA. Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, ka ndërruar jetë.
Në këtë ditë të dhimbjes së madhe, i shpreh ngushëllime dhe i bashkohem dhimbjes së popullit amerikan dhe Familjes Bush.
Sot, ShBA dhe Familja Bush, humbi burrështetasin e jashtëzakonshëm i cili për historinë tonë, do të mbetet i paharrueshëm, sepse që me 1992 përcaktoi “Vijën e kuqe”, duke paralajmëruar tërheqjen e Serbisë nga Kosova.
I paharrueshëm do të jetë në zemrat tona! Ngushëllime!”
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...