Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini është takuar sot në Bujanoc të Serbisë me homologun e saj Mladen Sharçeviq, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Republikën e Serbisë.
Të pranishëm në takim kanë qenë gjithashtu kryetari i Zyrës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi Ragmi Mustafa dhe ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka.
Gjatë takimit, u diskutua problematika e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Në këtë kuadër, ministrja Shahini shprehu mundësinë e përdorimit të teksteve tona që përdoren në shkollat e Shqipërisë, pasurimin e bibliotekave shkollore me libra në gjuhën shqipe, si dhe ofroi gjithë ekspertizën e nevojshme kurrikulare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Oferta e ministres Shahini u pranua në parim, ndërsa tani në vijim ngelet të detajohet edhe realizimi teknik i planit në mënyrë që të ketë arsim më cilësor për të gjithë shqiptarët në Serbi. Gjatë vizitës, Ministrja Besa Shahini vizitoi edhe një shkollë fillore në Bujanoc.

Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...