Ministri i shëndetësisë Uran Ismaili është pritur sot në Berlin nga komisioni për shëndetësi i Bundestagut.
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare tre ditore në Gjermani.
Në ditën e parë të vizitës, ministri Ismaili ka takuar deputetët e Komisionit për Shëndetësi të Bundestagut, me në krye kryetarin e komisionit, Erwin Rüddle.
Duke folur për shëndetësinë, ministri Ismaili u tregoi deputetëve gjermanë për reformat të cilat është duke i realizuar për transformimin e shëndetësisë kosovare. Që këto reforma të jenë më të shpejta, ministri Ismaili kërkoi edhe ndihmën e Gjermanisë për të përmiësuar shërbimet shëndetësore.
“Ne tashmë u kemi hyrë reformave të thella në shëndetësi në Kosovë. Por, në proceset e rëndësishme për vendin tonë, gjithmonë është e mirëseardhur ndihma e Gjermanisë. Edhe këtë herë, ne diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha ministri Ismaili pas takimit.
Trajnimi i profesionistëve shëndetësorë, binjakëzimet mes spitaleve, prurja e ekspertëve të ndryshëm nga Gjermania në Kosovë për të ndihmuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ishin disa nga kërkesat dhe temat e diskutimit.
Në këtë drejtim, kryetari i Komisionit për Shëndetësi në Bundestag, Erwin Rüddle, duke përgëzuar ministrin Ismaili për punën që është duke bërë për transformimin e shëndetësisë në Kosovë, shprehi gatishmërinë e tij dhe të komisionit për ndihmë në këtë aspekt.
“Ishte një takim shumë i mirë. Na vjen mirë për punën që është duke u bërë atje. Ne jemi të gatshëm që të ofrojmë çfarëdo bashkëpunimi për të cilin do të keni nevojë”, ka thënë Rüddle.
Përveç diskutimit për shëndetësi, ministri Ismaili kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve gjerman për liberalizimin e vizave për Kosovën, si vendi i vetëm në Ballkan pa të drejtën e lëvizjes së lirë.
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...