Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka thënë se janë adresuar të gjitha rekomandimet e auditorit për të gjeturat e vitit 2017.
Pas raportit të publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilin ka nxjerrë të gjeturat për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ministri Kujtim Gashi ka marrë pjesë në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga ky raport.
Sipas njoftimit, ndër të gjeturat që janë diskutuar në takim kanë qenë llogaritë bankare të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilat nuk janë të autorizuara nga thesari, kompensimi i punëtorëve profesional dhe atyre ndihmës të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) dhe të MKRS-së për punën në teren përkundër shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë, memorandumet e nënshkruara ndërmjet MKRS-së dhe IAK si dhe mes ministrisë e Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ku janë kryer pagesa në mungesë të dokumentacionit përcjellës, përmbyllja e projekteve, mosidentifikimi i pasurive dhe pronave të ministrisë, mungesa e kodeve buxhetore për institucionet e kulturës, janë disa nga këto të gjetura dhe rekomandime që duhen evituar nga MKRS-ja, shkruan lajmi.net.
Ministri Kujtim Gashi, tha se i pranon vërejtjet me seriozitetin më të madh të mundshëm, duke e vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit si një ndihmesë të jashtëzakonshme për menaxhim më të mirë të ministrisë.
Ministri u shpreh se me rekomandimet që ka nxjerrë ZKA-ja neve si ministri na ndihmon shumë që të evitojmë gabimet tona që bëjmë gjatë punës tonë.
Ministri i siguroi përfaqësuesit e ZKA-së që do të tregojnë kujdesin dhe angazhimin maksimal për të eliminuar këto të gjetura ashtu që raporti i ardhshëm të jetë i pastër për MKRS-në dhe pikë për pikë do të ndjekin rekomandimet e ZKA-së.
“Mbesim të përkushtuar që paranë publike ta menaxhojmë sa më mirë dhe atë ta orientojmë aty ku është më e nevojshme dhe më prioritare, duke u munduar që mos të bëjmë gabime gjatë punës tonë”, është shprehur ministri Gashi.
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe