Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se dje ishte një ditë e madhe për drejtësinë në Republikën e Kosovës.
Ai ka treguar se pas një pune për më shumë se një vit në ridefinimin e vlerave, strukturave dhe angazhimit për sundimin e ligjit, Kuvendi i Kosovës miratoi Kodin e ri Penal, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe Ligjin për procedurën jo kontestimore.
“Jam tejet mirënjohës ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që dhanë mbështetjen për reformimin e sistemit të drejtësisë. Një epokë e re do të fillojë me zbatimin e tyre, duke e bërë Kosovën një kampion në sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, një vend të sigurt për qytetarët e saj dhe adresë të gabuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka shkruar ai.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...