I dyshuari për disa vjedhje të rënda në Kosovë, Leutrim Latifi, është arrestuar në Mal të Zi dhe tashmë është ekstraduar në Kosovë.
Lajmin për ekstradimin e e Latifit e ka konfirmuar për Gazetën Express ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
“Po, është ekstraduar”, ka thënë shkurt Tahiri.
Policia e Kosovës vitin e kaluar pati zbuluar identitetin e tre personave të dyshuar për disa vjedhje, Leutrim Latifi, Kastriot Shala e Ridvan Ademi, ndërsa thoshte se këta persona janë me rrezikshmëri të lartë.
Më 9 maj të këtij viti ishte arrestuar Kastriot Shala në Hajvali derisa gjendej në një veturë të tipit Golf 7, kurse gjatë arrestimit ishte në posedim të një arme të cilën e kishte në veturë. Bashkë me Shalën ishin arrestuar edhe dy persona me të cilët ai ishte bashkë.
Shala, bashkë me Latifin e Ademin, kërkoheshin që nga tetori i vitit të shkuar për disa raste të grabitjeve
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...